65 vjeçarja që ka lindur katërnjakë NULL NULL 24.05.2015 10:09 24.05.2015 10:09 Annegret Raunigk është 65 vjeçarja e cila ka lindur katërnjak. Raunigk është nga Gjermania dhe siq transmeton televizioni gjerman RTL ajo ka bërë një lindje të katërfishtë pas një procedure inseminimi artificial. Raunigk lindi 3 djem dhe një vajzë, por i lindi para kohe dhe jeta e tyre ishte në rrezik. Kjo 65 vjeçare konsiderohet se është gruaja më e vjetër që ka lindur katërnjak. Ndryshe Raunigk, ka 13 fëmijë dhe 7 nipër e mbesa. Ajo që tashmë cilësohet si nëna më e vjetër në botë me sjelljen në jetë të katërnjakëve, është në gjëndje mjaft të mirë shëndetësore.