63 palestinezë të vrarë në 24 orët e fundit, thotë ministria e Shëndetësisë NULL NULL 16.03.2024 12:36 16.03.2024 12:36 Palestinezët shpëtojnë një grua nga një ndërtesë e shkatërruar pas sulmeve ajrore izraelite në kampin e refugjatëve Khan Younis, në jug të Rripit të Gazës, të enjten, 7 dhjetor 2023. Foto: AP Shifrat e fundit nga ministria e Shëndetësisë e Gazës, e cila drejtohet nga Hamasi, thanë se 63 palestinezë u vranë dhe 112 u plagosën në sulmet izraelite në 24 orët e fundit. Sipas deklaratës, të paktën 31 mijë e 553 palestinezë janë vrarë dhe 73 mijë e 5469 janë plagosur në sulmet izraelite në Gaza që nga 7 tetori. Ministria nuk bën dallim mes luftëtarëve dhe civilëve.