Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

62 raste aktive në Vushtrri – izolimi i qytetit e fshatrave nuk është opsion (VIDEO)

NULL NULL
01.06.2020 23:54

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike në Kosovë njoftoi sonte se 14 nga 27 rastet e reja me koronavirus janë nga komuna e Vushtrrisë.

Nënkryetari i komunës, Besim Muzaqi, në Edicionin Special në Klan Kosova bëri të ditur se janë 62 raste aktive në Vushtrri.

“Ne si Shtab Lokal anti-covid kemi ndërmarr masat që nga fillimi i pandemisë – mirëpo ditëve të fundit komuna jonë ka qenë si e pafat pasi kemi pas mjaftueshëm raste pozitive”.

“Të gjitha rastet e reja janë raste kontakti që kanë pas kontakte më herët me të infektuarit dhe nuk e kisha lidh gjithçka me vizitat për Bajram mirëpo me lehtësimin e masave meqë qytetarët nuk e kanë kuptuar dhe e kanë keqkuptuar këtë lehtësim”.

“ Tani në fazën e tretë që kemi liri më të madhe duhet tu përmbahemi rekomandimeve me distancë edhe të përdorim maska e doreza, të lajmë duar sa më shpejt që të mos i japim rast koronavirusit”

Muzaqi foli edhe për shëndetin e të prekurve teksa tregoi se asnjë prej tyre nuk është në gjendje të rënde shëndetësore.

“Mund të konfirmoj që nuk kemi pacientë në gjendje të rëndë – tre pacientë janë të shtrirë në Infektivë ndërsa me rastet e sotme i kemi 62 raste aktive që janë në gjendje të mirë shëndetësore dhe vizitohen çdo ditë nga Qendrat e Mjekësisë Familjare dhe ju ofrohen të gjitha mjetet e nevojshme”.

Muzaqi mes tjerash tregoi se karantinimi i qytetit nuk mbetet opsion

“Definitivisht jo – mbyllja e qytetit dhe fshatrave nuk është opsion, tani jemi në një fazë ku qytetarët duhet të jenë shumë më të kujdesshëm. Inspektorati komunal vazhdon të bëjë inspektime – por prapë u bëjë thirrje qytetarëve të mbajnë distancën dhe të përdorin masat mbrojtëse pasi virusin e kemi ende prezent”.

Muzaqi i cili vjen nga radhët e Vetëvendosjes teksa kryetari Xhafer Tahiri nga Lidhja Demokratike e Kosovës tregoi se pamar parasysh nivelin qendror këta në nivelin lokal qëndrojnë mirë.

“Ne preokupim kryesor e kemi shëndetin e qytetarëve dhe gjithçka që ndikon në integritetin e vendit mirëpo në nivel lokal kemi raporte të mira. Niveli lokal është niveli që nuk duhet me doemos ti nënshtrohet ndryshimeve të nivelit qendror”.

“Ne kemi planin qeverisës të përbashkët dhe për aq kohë sa plani ec mirë duhet tu shërbejmë qytetarëve” deklaroi Muzaqi.

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.