62 fermerë përfitues të serrave NULL NULL 04.05.2015 15:51 04.05.2015 15:51 Komuna e Mitrovicës, përmes Drejtorisë për Bujqësi dhe Zhvillim Rural, ka përzgjedhur 62 fermerë përfitues të serrave, me të cilët sot u nënshkruan kontratat. Me rastin e firmosje së ujdive, i pari i Mitrovicës, Agim Bahtiri, u garantoi fermerëve se do të jetë në shërbim të atyre që punojnë. “Më vjen mirë që jam në mesin tuaj, në mesin e njerëzve më fisnik që me punën dhe djersen e tyre krijojnë të ardhura për familjet e tyre. Ju garantoj se ai që e donë punën, unë do t’ia jap hapësirën dhe do ta mbështesë në zhvillimin e biznesit të tij”, tha Bahtiri. Drejtori i bujqësisë, Nasuf Aliu, tha se qëllimi i këtij projekti është që të bëhen hapa pozitiv në zhvillimin e bujqësisë, duke ndihmuar fermerët. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Policia konfirmon raportimin e Klankosova.tv: Mesazhi për bombë dyshohet se erdhi nga Serbia 05/07/2025
Kosova Temperaturat e larta, MPB me vendim ndalon ndezjen e zjarreve në ambiente të hapura 05/07/2025
Kosova Osmani: Mbrojtja e të drejtave të pacientëve, indikator i rëndësishëm i funksionimit demokratik të shtetit 05/07/2025