60 vjeçari që u bë model NULL NULL 14.06.2016 10:32 14.06.2016 10:32 Pensioni nuk është vendim se do të shkosh në burg, por gjithnjë e më shumë të gjithë po e kuptojnë se jeta fillon rreth viteve 50-ta. Në mesin e tyre të cilët po shijojnë jetën është 60 vjeçari Philippe Dumas, një burrë simpatik nga Franca i cili tashmë pothuajse që nga viti i kaluar po punon si një model. Philippe, ka studiuar për avokat, por ai përfundoi duke punuar në një kinema dhe për disa reklama, njofton Klan Kosova. Vitin e kaluar ai vendosi që të eksperimentojë me pamjen e tij duke rritur kështu mjekërrën me goxha stil derisa të gjithë miqt e tij i dhanë komplimente për paraqitjet. Që nga ky vendim ai mendoi edhe për të provuar vetën në një punë si model dhe i’a arriti qëllimit, njofton Klan Kosova.