60 ditë afat për pronarët e objekteve në Qendrën Historike të Prizrenit NULL NULL 11.02.2016 09:57 11.02.2016 09:57 Task Forca për Qendrën Historike të Prizrenit, ka mbajtur të mërkurën në Prizren mbledhjen e shtatëstë radhës. Në këtë takim u prezantuan 35 raste të cilat shumica prej tyre, nuk i kanë respektuar kushtet e lejes ndërtimore sipas ligjit të QHP-së. Me këtë rast kjo task forcë në bashkëpunim me Sekretariatin e saj mori vendim që t’ju jepet një afat prej 60 ditësh pronarëve për sanimin e objekteve të tyre, në përputhje me standardet e përcaktuara me Ligjin për Qendrën Historike të Prizrenit, transmeton Klan Kosova.