6 korriku – Dita ndërkombëtare e Puthjes NULL NULL 06.07.2016 10:23 06.07.2016 10:23 Ishte Britania e para që e festoi, në vitin 1990, më pas u përhap me shpejtësi ngado në botë. Kjo ditë na kujton se si një puthje mund të ndryshojë jetët tona. Është një gjest i thjeshtë dhe i heshtur, që manifeston dashurinë në të gjitha format e saj, shkruan botimeshqip.com Më poshtë janë disa thënje të cilat shpjegojnë më së miri rëndësinë e kësaj dite. “Një puthje e ligjshme nuk vlen kurrë sa një e vjedhur”, Guy De Maupassant “Në Tokë ekziston një porcion parajse dhe Edeni rijetësohet në puthjen e parë të dashurisë”, George Gordon Byron “Janë të ëmbla fjalët që më thua, por më e ëmbël është puthja që i rrëmbeva buzëve të tua”, Heirich Heine “Buza e puthur nuk e humb pasurinë, madje rinovohet njësoj si hëna”, Giovanni Boccaccio