54 të lënduar nga aksidenti mes dy autobusëve në Athinë, mes tyre 17 fëmijë NULL NULL 04.07.2025 15:45 04.07.2025 15:45 Foto nga Euronews Albania Një aksident mes dy autobusëve në zonën e Vulës të Athinës, la të lënduar 54 persona. Sipas raportimeve të Euronews.al, tre prej të lënduarve janë në gjendje të rëndë, transmeton Klankosova.tv. Duke iu referuar raportimeve, bëhet e ditur se në mesin e 54 të lënduarve janë edhe 17 fëmijë. Tre të rritur janë në gjendje të rëndë, sidomos një i moshuar që ka dëmtime të shumta nga përplasja. Në vendngjarje kanë mbërritur tetë autoambulanca, dy motoçikleta të ndërhyrjes së shpejtë dhe tri njësi lëvizëse të emergjencës.