500 ditë nga fillimi i luftës, Zelensky viziton ishullin që do të njihet si simbol i luftës NULL NULL 08.07.2023 12:48 08.07.2023 12:48 Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky e ka shënuar ditën e 500-të të luftës në Ukrainë, në “ishullin e gjarpërinjve”. Ishulli, i cili u bë i njohur në të gjithë botën pasi një ushtar ukrainas i tha një luftanijeje ruse “shko q***”, u rimor nga Kievi një vit më parë. Gjatë vizitës së tij, Zelensky vendosi lule dhe la një mbishkrim “Lavdi Ukrainës” në tabelën e ishullit, shkruan Skynews, transmeton Klankosova.tv. Ky është një ishull që do të hyjë në histori si një simbol i sfidës së Ukrainës sapo të përfundojë lufta.