Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

5 shenjat nëse jeni në një lidhje të lumtur

NULL NULL
29.12.2015 21:00

Çiftet e lumtura nuk kanë frikë të debatojnë

Çiftet e lutmura dëgjojnë, argumentojnë, flasin e zgjidhin probleme. Ata debatojnë por nuk e fshehin të vërtetën. Por pasi që përfundon debati e tyre e nëse nuk pajtohen në një çështje kjo nuk do të thotë që kjo gjë duhet të ndërhyjë në jetën e tyre si çift. Pas përfundimit të debatit çiftet e lumtura bëjnë që problemet të zhduken, transmeton Klan Kosova.

 Ata kërkojnë falje
Çifet e lumtura e dinë që një debat nuk duhet të zgjas përgjithmonë, ata e dinë se kur debati të përfundoj duhet të kërkojnë falje në rast se e kanë ofenduar tjetrin dhe gjërat të rrjedhin në lidhjen e tyre.

E mbështesin njëri-tjetrin

Çiftet e lumtura e mbështesin tërë kohën njëri-tjetrin. Ata e respektojnë mendimin e tjetrit, e dinë se çfarëdo që ndodh partneri i tyre i mbështetë. Ose nëse jo tërësisht tjetri mundohet që ta kuptojë. Në lidhjet e lumtura nuk ka krenari, ata e dinë që çdo gjë mund të ia dalin së bashku. Ata ndajnë gjëra, diskutojnë, pyesin, dëgjojnë e mbi të gjithë e mbështesin njëri-tjetrin.

Nuk e krahasojnë veten me çifte të tjera

Çiftet e lumtura nuk e krahasojnë veten me çifte të tjera. Suksesi i tyre në lidhje mvaret vetëm nga opinionet e tyre e asnjëherë nuk është i bazuar në mendimin e shoqërisë ose duke u bazuar në ndonjë çift tjetër.

Nuk e lejojnë që e kaluara t’i ndërhyjë në të tashmen

Lidhjet e suksesshme e dinë për lidhjet e kaluara të njëri-tjetrit si dhe eksperiencat jo të mira, por kjo gjë nuk i pengon në të tashmen e tyre. Ata madje i çmojnë ish-at e të dashurve të tyre. Kjo mund të duket  e çuditshme, por çiftet e lumtura janë ‘falenderues’ për ish-at e partnerëve të tyre sepse gjykojnë se nëse lidhja e tyre do vazhdonte ateherë ata nuk do të ishin së bashku.

lajme të ngjashme