480 pacientë me COVID-19 po trajtohen në QKUK, 45 në gjendje të rëndë NULL NULL 08.08.2020 15:41 08.08.2020 15:41 Në kuadër të Shërbimit Spitalor dhe Klinik Universitar të Kosovës, trajtim mjekësor po marrin 630 pacientë, prej tyre 480 të konfirmuar me COVID-19. Sipas njoftimit nga SHSKUK, 389 janë me oksigjeno-terapi dhe 45 janë në gjendje kritike shëndetësore. Në klinikat COVID të QKUK-së, janë të shtrirë 271 pacientë, 237 prej tyre COVID pozitiv, kurse 173 janë në asistim me oksigjen. Në spitalet e rajonale ndodhen të shtrirë 359 pacientë, prej tyre 243 janë të konfirmuar me koronavirus 225 janë me oksigjeno-terapi.