Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

45 vjet nga penalltia unike e Panenkas (VIDEO)

NULL NULL
20.06.2021 17:41

Sot, 45 vjet më parë, Antonin Panenka ekzekutoi njërën nga penalltitë më unike në botë, dhe që atëherë forma e ekzekutimit të tillë të një penalltie mban emrin e tij.

Në atë kohë, Çekosllovakia e atëhershme e mposht Gjermaninë Perëndimore pas penalltive me rezultat 5-3, meqenëse ndeshja e rregullt kishte përfunduar 2-2 ndërsa Panenka ekzekuton penalltinë e fundit në mënyrën unike.

Çekosllovakia e atëhershme pos këtij titulli qe fitoi ne vitin 1976, kapi edhe vendin e tretë 4 vite më vonë. Ne përballjen për pozitën e trete, mposhtën Italinë pas ekzekutimit te penalltive.

Pas ndarjes së Çekisë dhe Sllovakisë në dy shtete, kombëtarja çeke në vitin 1996 ishte finaliste e Evropianit, ku humbi nga Gjermania, derisa në vitin 2004 arriti në gjysmëfinale, ndeshje të cilën e humbi nga Greqia 1-0, pas “silver golit”, që atë kohë ishte në fuqi.

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.