45 mijë pacientë të shëruar nga COVID-19 në vend NULL NULL 09.01.2021 08:12 09.01.2021 08:12 Numri total i rasteve pozitive në vend që nga 13 marsi kur është paraqitur rasti i parë me COVID-19 është 53 mijë e 264 raste nga 193 mijë e 944 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2. Që nga fillimi i pandemisë e deri tani 1 mijë e 368 persona me COVID-19 kanë humbur jetën, njofton Klan Kosova. Ndërsa numri i rasteve aktive me COVID-19 është 6 mijë e 896 raste. I lartë mbetet edhe numri i personave që janë shëruar nga ky virus, ku numri i përgjithshëm ka arritur në 45 mijë pacientë të shëruar. IKSHPK njoftoi se gjatë 24 orëve të fundit kanë rezultuar pozitive 321 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren. Po ashtu gjatë 24 orëve të fundit pesë pacientë kanë humbur jetën teksa janë shëruar 564 pacientë.