Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

42 vjet burgim për shtatë të akuzuarit për terrorizëm

NULL NULL
20.05.2016 15:59

Gjykata Themelore në Ferizaj ka dënuar me gjithsejtë 42 vjet burgim shtatë të akuzuarit për terrorizëm, njofton Klan Kosova.

Më së shumti vite i janë i caktuat ish-imamit të xhamisë “El Kuddus”, në Gjilan, Zekirija Qazimit, i cili është dënuar me 10 vjet burg.

Qazimi akuzohej dhe është dënuar për rekrutimin e të rinjve për organizata terroriste që luftojnë në Lindje të Mesme, siç është organizata terroriste ISIS.

Të dënuar të tjerë janë edhe, Ilir Berisha me tetë vjet burgim, Sadat Topojoni me shtatë vjet e gjashtë muaji, Ilir Karraba me tetë vjet, Burim Ballazhi me katër vjet, Jetmir Kyqyku me katër dhe Liridon Kabashi me tre vjet burgim.

Të gjithë këta kanë të drejtë që të ankohen në Gjykatën e Apelit në afat prej 15 ditësh.

klankosova.tv

 

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.