Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

4 gjëra që u shpikën nga NASA

NULL NULL
01.08.2015 16:10

Agjencia amerikane e satelitëve NASA meriton shumë falënderime. Puna konstante e NASA-s ka bërë që të shpiken gjëra mjaft interesante, të cilat kanë gjetur përdorim edhe në tokë, shkruan Huffington Post, transmeton Klan Kosova.

Janë disa gjëra për të cilat as mendja nuk do të ju shkonte se janë dizajnuar e krijuar nga NASA.

Qumështin pluhur për foshnja

Shishja

NASA nuk është doktor fëmijësh, por nuk ka nevojë për një doktor për ta ditur se bebet duhet të ushqehen. Në vitet e 80’ta, kërkuesit e NASA’s ishin ën kërkim të diçkaje që do t’ua lehtësonte mënyrën e të ushqyerit kur ata niseshin për udhëtime të gjata. Kështu ata kanë zbuluar formulën e bebes, që në realitet është qumështi pluhur që përdoret për t’ua dhënë bebeve vitaminat për të cilat kanë nevojë.

Mausin e kompjuterit

Mausi

Mausi i kompjuterit tuaj ekziston për shkak se iu nevojit NASA-s. Për shkak se kompjuteri ishte diçka e domosdoshme gjatë fluturimeve nëpër hapësirë, shumë para u dhanë për projekte të cilat do ta lehtësonin punën dhe ta bënin interaktivitetin më të lehtë. Dhe rezultati ishte një maus i kompjuterit.

Këpucët e vrapimit

Runner shoes

NASA është shpikësja e atleteve të vrapimit me vrima të cilat mundësojnë qarkullimin e ajrit në këmbë. Agjencia amerikane kishte menduar se do të ishte mirë që astronautët të kishin këpucë sikurse që i kanë helmetat, me ajrosje.

Kamerat e telefonavem 

Telefoni

Këto ditë me telefonin tuaj ju bëni fotografi më shumë se sa që bëni thirrje. Edhe për këtë mund ta ndihmoni NASA-n. Astronautët kishin nevojë për pajisje me të cilat do të mund të realizonin fotografi në hapësirë dhe në të njëjtën kohë ta përdornin për funksione tjera. Kështu lindi ideja që kamera të vendoset edhe në telefona celularë.

lajme të ngjashme