Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

39 vjeçarja ndjeu dhembje për herë të parë

NULL NULL
09.12.2015 16:43

Një grua 39 vjeçare ka ndjerë dhembje për herë të parë në jetën e saj, dhe kjo gjë i pëlqen shumë.

Gruaja që nuk ka dashur të identifikohet ka lindur me një anomali të rrallë gjenetike që ia pamundësonte asaj që të ndjente dhembje fizike, transmeton Klan Kosova.

Një grup i shkencëtarëve e kanë trajnuar këtë grua dhe ia dhuruan “kënaqësinë” e të ndjerit dhembje për herë të parë në jetën e saj. Ata kanë përdorë një drogë të quajtur, Noxoelene.

Për herë të parë në 39 vite jetë, ajo filloi të ndjejë dhimbje fizike.

Kjo gjë është realizuar jo vetëm për ta ndihmuar gruan që të ndjejë dhembje, por edhe të kuptohet se si tu ndihmohet njerëzve që vuajnë nga kjo sëmundje.

Gruaja po shpreson se eksperimenti me të do i ndihmojë shkencëtarët që të gjejnë kurën për këtë mutacion gjenetik.

Sipas mjekëve të mos ndjesh dhembje është shumë e rrezikshme sidomos për foshnjat. Kjo për shkak se ata mund edhe t’i kafshojnë shputat dhe duart e tyre dhe të mos vënë re se po e dëmtojnë veten dhe nëse këtë gjë e bëjnë tërë kohën mund të vdesin nga gjakderdhja.

lajme të ngjashme