38 aksidente, mbi 1 mijë gjoba e 13 patentë shoferë të pezulluar për një javë në rajonin e Ferizajt NULL NULL 28.04.2025 10:46 28.04.2025 10:46 Policia ka bërë të ditur se për një javë në rajonin e Ferizajt janë shqiptuar 1 mijë 394 gjoba kundërvajtëse. Gjatë kësaj periudhe, sipas njoftimit të policisë janë pezulluar edhe13 patentë shoferë për siç thuhet, drejtuesit e mjeteve që kanë kryer shkelje të rënda në trafik. Gjatë kësaj periudhe në rajonin e policisë janë regjistruar gjithsej 38 aksidente, nga të cilat 17 aksidente me lëndime dhe 21 me dëme materiale.