35 mijë njerëz për Robbie Williams në Beograd NULL NULL 17.06.2015 16:20 17.06.2015 16:20 Këngëtari britanik Robbie Williams do të performojë sonte në Beogad, në kuadër të turneut të tij “Let Me Entertain You”. Organizatorët e koncertit kanë thënë se presin rreth 35 mijë njerëz të vijnë e ta shohin ish-anëtarin e grupit “Take That”. Williams ka mbërritur sot në kryeqytetin e Serbisë ndërsa pritet të dalë në skenë pas orës 21. Biletat për këtë koncert janë shitur nga 40 deri në 60 euro. Turneu personal i Williams, “Let Me Entertain You”, për të cilin ai do të përshkojë shumë vende të Evropës e Azisë, pritet të përfundojë në nëntor. Pas Beogradit, ylli anglez i muzikës pop rock, do të këndojë në Athinë, të shtunën.