343 raste aktive me COVID në vend NULL NULL 28.12.2021 06:00 28.12.2021 06:00 Në Kosovë numri total i rasteve aktive me COVID është 343. Ndërkaq në 24 orët e kaluara nuk është raportuar për ndonjë vdekje nga ky virus, por nga dy mijë e 32 testime të bëra, katër qytetarë kanë rezultuar pozitivë. Janë shëruar 10 qytetarë, duke bërë që numri i përgjithshëm i të shëruarve të arrijë në 158 mijë e 10. Gjatë këtyre 24 orëve janë dhënë 498 doza të vaksinës kundër COVID-19, ndërkaq prej fillimit të vaksinimit në Kosovë janë dhënë 1.665.209 doza.