33 vjet nga rrëzimi i bustit të Enver Hoxhës NULL NULL 20.02.2024 09:38 20.02.2024 09:38 Rrëzimi i bustit të Enver Hoxhës. Para 33 vjete, më 20 shkurt 1991, u rrëzua busti i diktatorit komunist Enver Hoxha, aty morën pjesë dhjetëra-mijëra qytetarë. Kjo u nxit nga greva e urisë e ndërmarrë nga disa qindra studentë për t’i hequr universitetit emrin e tij. 20 shkurti është caktuar si dita e kujtesës kombëtare për martirët dhe viktimat e regjimit komunist. Ajo shënoi në fakt edhe fundin e diktaturës në Shqipëri. Pamjet e atyre ngjarjeve, në sheshin “Skënderbej”, u shpërndanë nëpër botë dhe e vunë edhe një herë Shqipërinë në fokus të zhvillimeve ndërkombëtare. Me rrëzimin e bustit të diktatorit, u shënua edhe ndarja e shkuarës me fillimin e një epoke të re, atë të demokracisë.