Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

329 nga 646 lëndë të korrupsionit u trajtuan nga prokuroritë vitin e kaluar

NULL NULL
08.04.2021 11:45

Nga 646 lëndë të korrupsionit sa ishin gjatë vitit 2020 në prokuroritë e Kosovës vetëm 329 prej tyre janë trajtuar, derisa 317 lëndët e mbetura janë bartur në vitin 2021.

Kështu u tha në konferencën e Lëvizjes FOL në publikimin e raportit “Performanca e Prokurorisë në Luftën Kundër Korrupsionit 2020”.

Albana Hasani nga Lëvizja FOL theksoi se është shqetësuese bartja e lëndëve.

“Norma e zgjidhjes së lëndëve të korrupsionit në të gjitha prokuroritë e Kosovës për vitin 2020 rezulton të jetë 87 përqind që nënkupton se numri i lëndëve të zgjidhura gjatë kësaj periudhe ishte më i ulët se numri i lëndëve të reja të pranuara gjatë vitit”, tha ajo.

Sipas saj, kohëzgjatja e përfundimit të të gjitha lëndëve që janë bartur në vitin 2021 do të jetë 354 ditë.

Hasani tregoi se Prokuroria Themelore e Mitrovicës ka rezultatin më të ulët, pasi nga 100 lëndë ka arritur që t’i trajtojë vetëm 17 prej tyre./KP

 

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.