Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

31 vepra të artit ndërkombëtar në Prishtinë

NULL NULL
18.06.2015 15:02

Rreth 31 artistë nga Sllovakia, Serbia, Kroacia e Çekia zbarkuan mbrëmjen e kaluar në Prishtinë përmes veprave të tyre të cilat u ekspozuan në ekspozitën ‘’ Thirty one’’, emër ky që korrespondon me numrin e artistëve pjesmarrës dhe me ditët që do të qëndroj hapur kjo ekspozitë.

Ekspozita e hapur në Galerinë Kombëtare në kryeqytet përbrenda ka punë të artistëve të cilët janë pjesë e Koleksionit të Kontakt Art Collection, përzgjedhur nga artisti kosovar Petrit Halilaj dhe Hans Ulrich Obrist.
Kuratori i kësaj ekspozite, Petrit Halilaj, natën e hapjes së kësaj ekspozite e cilësoi si mjaft të veçantë për faktin se do të mundë të shihen punime të një pjesë të madhe të Ballkanit, punë të artistëve shumë të njohur në vendet e tyre dhe jo vetëm.

 

lajme të ngjashme