30 vjet me “Master of Puppets” nga Metallica NULL NULL 03.03.2016 10:30 03.03.2016 10:30 Kur e dëgjoj “Master of Puppets”, vetëm ulem dhe mendoj “Si djallin arrinim të bënim dicka të tillë”, thotë Lars Ulrich, bateristi i Metallica’s për revistën amerikane Rolling Stone. 30 vjet kanë kaluar që kur bateristi e bendi i tij Metallica, e lansuan kryeveprën e tyre “Mastër of Puppets”, që kishte dalë me 3 mars të vitit 1986, vepër kjo që nuk e bëri vetëm historinë e grupit, por edhe të zhanrit të metalit në përgjithësi. “Ishim shumë të rinj dhe të njomë”, ka thënë bateristi. “Kur i shoh fotografitë tona të asaj kohe e shoh pastërtinë e shpirtit tonë. Të gjithë ishim fansa të muzikës. Ngado në dhomat tona gjeje postera të Iron Maiden, Michael Schenker, UFO, Ritchie Blackmore. Gjithcka ishte rreth muzikës”, shprehet Urich.