Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

“3 javë s’jonë ardhë me marrë bërllokun”, e moshuara ankohet për gjendjen në këtë lagje të Prishtinës (VIDEO)

NULL NULL
14.04.2026 14:13

Qytetarët e Prishtinë vazhdojnë të përballen me telashe  sa i përket menaxhimit të mbeturinave dhe sigurisë nga qentë endacakë.

Në emisionin “Fol me Arin” në Klan Kosova FM, një qytetare nga Prishtina ka ngritur shqetësimin për gjendjen e rënduar në lagjen e saj.

Ajo është ankuar se, pavarësisht se paguan rregullisht për shërbimin, mbeturinat në rrugën “Xhavit Gashi” ku ajo jeton nuk janë larguar prej tri javësh.

“Tri herë kam thirrë, 3 javë nuk jon ardh me marrë bërllokun, me një pension që e kam e paguaj çdo muaj.  Në rrugën Xhavit Gashi gati një muaj nuk e kanë marrë bërllokun, beso në Zot, e kanë marrë sokakun. Qentë donë me na qky, as punë e as shkollë nuk po guxojna, po duhet me i qu fëmijët  deri të shkolla  Nazim Gafurri, se nuk po guxojmë prej qenve me shku, qaq shumë u bo bërlloki”, tha qytetarja.

Detajet i gjeni në videon e mëposhtme:

 

 

lajme të ngjashme