3 euro pagesë, por pa kushte: Kështu ‘pajisen’ përcjellësit për një natë në QKUK NULL NULL 27.03.2026 10:48 27.03.2026 10:48 Qëndrimi në QKUK për një përcjellës të pacientit, është bërë goxha sfiduese. Duke filluar me pagesën prej 3 eurosh për një natë në spital, me vete ata duhet t’i marrin edhe karriget, jastëk, e batanije, që të qëndrojnë paska më rehat në ambientet e dhomave të QKUK-së, transmeton Klankosova.tv. Kështu të paktën shihet në fotot e siguruara nga gazetarja e Klan Kosovës, Arbreshë Uka. Siç thotë ajo, këto mungesa esenciale janë që disa kohë, e të njëjtat janë bë tejet të zakonshme.