29 vjet pa e parë Kosovën, mërgimtari shpërthen në vaj kur takon familjen (VIDEO) NULL NULL 30.05.2021 22:21 30.05.2021 22:21 Nuk ishte në Kosovë gati tre dekada. E pas plot 29 vjetësh, Xhafer Idrizi, erdhi nga New York-u për ta vizituar familjen dhe vendlindjen. Atë po e prisnin familjarët në Aeroportin Ndërkombëtar “Adem Jashari”. Emocione të shumta, lot dhe përqafime shpërthyen kur ai u takua me familjen e tij. Familjarët kanë dërguar në redaksinë e klankosova.tv pamje nga momenti i takimit. Sipas familjarëve arsyeja pse Xhafer Idrizi, nuk kishte mundësi të vinte në vendlindje ishte për shkak të rregullimit të dokumentave, njofton klankosova.tv.