29 vjeçari vdes në Spitalin e Prizrenit, policia nis hetimet NULL NULL 24.07.2025 19:33 24.07.2025 19:33 Një 29 vjeçar ka vdekur sot në Spitalin e Prizrenit. Lidhur me këtë ngjarje të rëndë, detaje ka dhënë edhe policia përmes zëdhënësit rajonal, Shaqir Bytyqi. Bytyqi tha për Klankosova.tv. se sipas informacioneve fillestare, gjendja shëndetësore e personit është përkeqësuar derisa ndodhej në oborrin e Spitalit dhe përkundër përpjekjeve për ndihmë, ai ka vdekur. Ai theksoi se lidhur me rastin kanë filluar hetimet dhe po cilësohet si “Hetim i vdekjes”. “Sot, më datë 24 korrik 2025, rreth orës 08:45, nga Spitali Rajonal i Prizrenit është raportuar për vdekjen e një personi të gjinisë mashkullore, L.K., 29 vjeç, nga Prizreni. Viktima ishte duke u trajtuar në këtë institucion shëndetësor që nga data 23 korrik 2025”, tha Bytyqi për Klankosova.tv. “Njësitet relevante të Policisë kanë dalë në vendin e ngjarjes menjëherë pas marrjes së informatës. Pas përfundimit të ekzaminimit të vendit të ngjarjes, me urdhër të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion”, theksoi ai.