Prindi denoncon shkollën e dhunshme NULL NULL 02.05.2015 18:55 02.05.2015 18:55 Një baba nga Massachusetts i SHBA-ve ka reaguar për ngacmimin e fëmijës së tij 8-vjeçar në shkollë dhe mungesën e marrjes së masave nga ana e shkollës. Charles Nesbitt ka pranuar një thirrje nga motra medicinale prej shkollës së djalit të tij për ta marrë atë, pasi fëmija kishte pësuar lëndime. https://www.youtube.com/watch?v=a3YjPztOui0 Mirëpo, kur Nesbitt pa gjendjen e djalit të tij menjëherë kuptoi se çka i kishte ndodhur. Ai u nervozua që shkolla Timony Grammar nuk bëri asgjë edhe pse ai dy javë më parë kishte raportuar që fëmija po i ngacmohej. Nga neveria për ndodhinë, Nesbitt fotografoi djalin e tij të lënduar, foto të cilat më pas i postoi në Facebook duke u vënë mbishkrimin “Përkujdesja në Shkollën Methuen”. Ky postim i Nesbitt mori përmasa të gjera publike dhe i detyroi udhëheqësit e shkollës që të kundërpërgjigjen duke mohuar që fëmija ka pasur ngacmime në shkollë. Nesbitt ka thënë se tani i ka larguar nga shkolla Timony të tre fëmijët e tij dhe ka angazhuar avokat lidhur me këtë çështje. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.