28 Nëntori: Përfaqësuesit politikë shqiptarë me dy flamuj në një kuvend (VIDEO) NULL NULL nga Flamur Gajtani 27.11.2022 20:27 nga Flamur Gajtani 27.11.2022 20:27 Garda, orkestra e tepihu i kuq. Këto elemente ishin të dielën në mëngjes para parlamentit të Shqipërisë për nderë të 110-vjetorit të shtetësisë, e ku deputetët e Shqipërisë mbajtën një seancë të përbashkët me ata të Kosovës. Brenda sallës kur përfunduan dy himnet, kryeparlamentari i Kosovës, Glauk Konjufca foli për të ardhmen e dy vendeve. Ndërsa, homologia e tij Nikolla, tha se të dy shtetet cak të vetëm kanë Bashkimin Evropian, njofton Klan Kosova. Mesazh uniteti nga foltorja çoi edhe shefi i ekzekutivit kosovar, Albin Kurti. Ndërsa, Edi Rama tha se Kosova e Shqipëria po avancojnë dita-ditës. Fjalët e Ramës i dëgjoi edhe rivali i dikurshëm deputeti Lulzim Basha, që u pa në kuvend pas një kohe të gjatë mungese, por ato i bojkotoi Sali Berisha që me disa deputetë lëshoi sallën kur shefi qeverisë sapo doli në foltore.