Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

275 mijë veta mbesin pa rrymë në Kharkiv të Ukrainës

NULL NULL
26.03.2024 12:10
Kharkiv, qyteti i dytë më i madh ukrainas, pa furnizim me rrymë
Foto arkiv: Kharkiv.

Rreth 275 mijë persona kanë mbetur pa furnizim me rrymë në qytetin e dytë më të madh të Ukrainës, Kharkiv.

Zyrtarët kanë paralajmëruar që riparimet “nuk janë punë që kryhen për disa javë, apo edhe muaj”, raporton The Telegraph, transmeton KlanKosova.tv.

Oleh Syniehubov, guvernator rajonal, ka lëshuar një paralajmërim të ashpër rreth dëmeve të shkaktuara në rrjetin energjetik në Kharkiv, pas një vale masive të sulmeve ruse.

Ai ka shtuar se restaurimi “do të marrë goxha kohë”, derisa “specialistët janë duke punuar. Do të sjellim ekspertë nga rajone të tjera”, është shprehur më tej Syniehubov.

lajme të ngjashme