26 vjeçarja beqare përdor spermën e shokut si krem për fytyrë (FOTO) - Klan Kosova

26 vjeçarja beqare përdor spermën e shokut si krem për fytyrë (FOTO)

NULL NULL
4 months më parë

Një grua ka pohuar se e mban spermën e shokut të saj në frigorifer për ta përdorur si krem për fytyrën.

Kelly Zolanski, 26 vjeçare, pa një video në internet se sa ‘vlera ushqyese dhe proteina’ përmbante sperma, kështu që ajo nuk hezitoi ta provonte, shkruan DailyStar, transmeton Klankosova.tv.

Ajo e pyeti shokun e saj nëse do ta furnizonte me spermë, dhe ai tha po.

26 vjeçarja e përzien atë me krem hidratues për një aplikim më të butë, duke thënë se ajo ‘rrëshqet’ kur thahet.

Gjithashtu Kelly, nga Nju Jorku, SHBA, tha se mund të jetë “e vështirë për të mbajtur furnizimin”, veçanërisht pasi ajo është beqare.

Në videon e publikuar në TikTok, ajo e vendos kremin në lëkurën e saj ndërsa komenton efektet e tij ‘ndriçuese’ dhe thotë se ‘ka erë të çuditshme’.

Që kur ajo e publikoi atë në internet, videoja ka mbledhur më shumë se 3.3 milionë shikime me më shumë se 299,300 pëlqime dhe 11,800 komente.

Kelly shpjegoi: “Është një alternativë e lirë, e bërë në shtëpi për markat e shtrenjta. Unë e mbaj në një kavanoz në frigorifer. Unë jetoj vetëm kështu që askush nuk do të ketë nevojë ta shohë kur është duke përgatitur mëngjesin”.

“Unë jam beqare për momentin dhe telefonova një nga miqtë e mi. E thirra në FaceTime dhe e pyeta nëse mund të më jepte pak nga sperma e tij. Ai më pyeti se çfarë do të bëja me të dhe unë ia shpjegova”.

Kelly Zolanski