24 vjet nga vrasja e 22 shqiptarëve në Lagjen e Boshnjakëve (VIDEO) NULL NULL nga Qendresa Sinani 15.04.2023 20:18 nga Qendresa Sinani 15.04.2023 20:18 Dita e 15-të e prillit të çdo viti i bashkon banorët e Lagjes së Boshnjakëve në të njëjtin vend, për t’ua rikujtuar një ngjarje të kobshme. Aty, fiks 24 vjet më parë, u vranë 22 persona, eshtrat e 21 prej të cilëve u gjetën disa vjet pas, ndërsa njëri nuk u gjet ende. Forcat serbe atë ditë i bënë bashkë shqiptarët e kësaj lagjeje në Mitrovicë, në një shtëpi, për t’ua ndërruar kahjen e jetës, e disave edhe për t’ua shuar atë. Por, vendi ku ndodhën gjithë këto ngjarje të tmerrshme nuk është i ruajtur si më së miri. Bile, as renovimin e duhur nuk ia bënë ende, ndaj u kërkua që një gjë e tillë të kryhet sa më shpejt. Prej aty familjarët e të mbijetuarit e masakrës bënë homazhe e vendosën lule tek varrezat e martirëve në Shipol. /Klankosova.tv Rrini të informuar mbi zhvillimet kryesore duke u bërë pjesë e komunitetit tonë në Viber BONUS: Merreni aplikacionin tonë në Android dhe iOS