21-vjeçari shqiptar vdes në një aksident në Itali NULL NULL 21.09.2022 15:43 21.09.2022 15:43 Një i ri shqiptar ka humbur tragjikisht jetën në një aksident të ndodhur orët e para të kësaj të mërkure në Itali. Ngjarja ndodhi rreth orës 01:30 të natës, në afërsi të varrezave të Besozzo, në provincën e Varese-s. Sipas mediave italiane, viktima është Xhemal Letija, 21 vjeç. Ai po udhëtonte me makinë kur humbi kontrollin e mjetit dhe u përplas me një mur. Pavarësisht përpjekjeve të shërbimeve të emergjencën për ta shpëtuar të riun, ai u shpall i vdekur në vendin e ngjarjes. Autoritetet italiane kanë nisur hetimet për të zbardhur rrethanat e ngjarjes së rëndë, njofton tvklan.