200 euro qira për Kalanë, pagesa fillon pas dy viteve (VIDEO) NULL NULL 18.07.2017 20:26 18.07.2017 20:26 Afaristi që morri në shfrytëzim Kalanë e Vushtrrisë ka bërë pazar të mirë. Sipas kontratës që e ka siguruar Klan Kosova, ai do të paguaj vetëm 200 euro në muaj qira. Madje këtë shumë ai do të nis të paguaj pas 2 viteve, pasi i duhet të investoj në inventar për restorantin. Nëse e gjithë kjo kontratë do të jetësohet mbetet të shihet, pasi ka një reagim kundërshtues nga qytetarët dhe shoqëria civile në Vushtrri, derisa këtij kundërshtimi iu ka bashkangjitur edhe drejtoria e kulturës në këtë komunë. Kronikë nga Vullnet Krasniqi