20 vjet nga kryengritja popullore kundër UNMIK-ut NULL NULL 17.03.2024 12:11 17.03.2024 12:11 Trazirat e Marsit Sot shënohen 20 vjet nga revolta popullore kundër UNMIK-ut, ndryshe të përfolura si Trazirat e Marsit. Rast ky i dhunës etnike në Kosovë që shpërtheu në qytetin e ndarë të Mitrovicës, duke lënë qindra të plagosur dhe 19 njerëz të vdekur, 12 prej të cilëve ishin shqiptarë. Pas përfundimit të luftës në qershor të vitit 1999, në Kosovë u instalua misioni i OKB-së, i cili lejoi krijimin e strukturave paralele serbe në Kosovë dhe pati ndikim në ngulfatjen e ekonomisë së Kosovës. Trazira filluan pasi dy fëmijë shqiptar në pjesën veriore të Mitrovicës u mbytën në lumin Ibër. /klankosova.tv.