Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

20 vjeçarja vdes pas një diete të rreptë

NULL NULL
30.10.2019 11:00

Një studente u gjet e vdekur në shtratin e saj pas një diete që po e mbante tash e një kohë.

Lindsey Bone, 20 vjeçare, kishte ndjekur një dietë të vështirë dhe po merrte tabela plotësuese të uthullës së mollës për të shtypur oreksin e saj, transmeton Klan Kosova.

Sipas raportimeve, Lindsey kishte marrë edhe ilaçe kundër depresionit dhe ankthit pasi babai i saj vdiq në maj të vitit 2018.

Studentja e Universitetit të Sussex kishte filluar më pas një plan të rreptë diete në javët para vdekjes së saj, përfshirë agjërimin dhe duke marrë pilula të bëra nga mollë të grimcuara, të distiluara dhe të fermentuara.

Ditari i Lindsey, i gjetur nga oficeri Claire Rogers, përmbante rregulla që ajo i kishte dhënë vetes, të tilla si: ‘S’do të hash jo më shumë se 1.200 kalori në ditë’.

Nëna e Lindsey, Mandy Bone, tha që vajza e saj merrte një lugë gjelle uthull molle sa herë që hante disa herë në ditë për rreth dy vjet.

Zonja Bone tha se dëshironte të paralajmëronte të tjerët, veçanërisht vajzat e reja, për rreziqet e dietës ekstreme, duke shtuar: “Ju lutemi keni kujdes”, transmeton Klan Kosova.

lajme të ngjashme