20-vjeçarja nga Kosova mahnit jurinë në spektaklin gjerman të talenteve (VIDEO) NULL NULL 17.08.2025 15:17 17.08.2025 15:17 20-vjeçarja nga Kosova, Aulona Morina ka rrëmbyer vëmendjen e jurisë në spektaklin televiziv gjerman të talenteve muzikore, “Deutschland sucht den Superstar”. Me zërin dhe energjinë e jashtëzakonshme, ajo mori “po-në”, nga juria pjesë e cilës është edhe reperja e famshme, Loredana. Videon e saj e shpërndau ambasadori i Kosovës në Gjermani, Faruk Ajeti i cili thotë se talenti i të rinjve tanë nuk njeh kufij. “I tillë është edhe shembulli i Aulona Morinës, e cila me pjesëmarrjen e saj në spektaklin prestigjioz “Deutschland sucht den Superstar” dëshmoi potencialin dhe energjinë e jashtëzakonshme të rinisë sonë”, ka shkruar Ajeti në Instagram, njofton Klankosova.tv. View this post on Instagram A post shared by Faruk Ajeti (@faruk_ajeti)