Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

20-vjeçarja lindi 3 fëmijë, asnjërin nuk po mund ta regjistrojë si shtetas të Kosovës (VIDEO)

NULL NULL
nga Florentina Hoti 27.06.2024 19:39
Kiks
Shyhrete Krakaj. Foto: Kiks Kosova

Divorci i nënës dhe babait, e lanë Shyhrete Krakajn pa u regjistruar dhe pothuajse pa asnjë shenjë se ekziston. Sot, e martuar dhe nënë, ajo nuk gjen kohë të mendoj për ndarjen e prindërve sa për problemet që i solli kjo ndarje.

Para 24 viteve, familja Krakaj nga Ferizaj, kishin lënë Kosovën duke u nisur për në Holand. Deri sa atje po qëndronin në azil dhe po prisnin dokumentet për shtetësinë holandeze, Safeti dhe Drita, sollën në jetë një vajzë të cilën e quajtën Shyhrete.

Shyhretja nuk e pati fëmijërin si kuptimin e emrit. Kjo ngase prindërit e saj nuk po gjenin rehati në asnjë prej vendeve evropiane, duke mos arritur që të merrnin letrat e atij vendi.

Pas një kohë, kur problemet sa po shkonin e po bëheshin me të mëdha, cifti Krakaj vendosën të ndahën dhe si pasojë, Shyhretja nuk e pa më asnjëherë nënën e saj.

Fëmijërinë e saj, Shyhretja e kujton gjithmonë në lëvizje deri në vitin 2016, kur jeta e saj mori kthesën e madhe.

Shteti gjerman kishte vendosur që ta kthej në Kosovë.

Atëkohë si 13 vjeçare, Shyhretja vazhdoi jetën e saj në vendlindjen e prindërve, Ferizaj. Pas disa vitesh, ajo u dashurua dhe vendosi të martohej me Liridon Mustafën.

Mungesa e dokumenteve u bë evidente vetëm kur erdhi koha që Shyhretja dhe Liridoni dëshironin që dashurinë e tyre ta kurorëzonin zyrtarisht.

Një dritë në fund të tunelit edhe ekzistonte për fatin e Shyhretes. Nga vitet në lëvizje dhe si shenjë e lindjes, 20 vjecarja posedointe një certifikatë të lindjes nga spitali ku ajo ka lindur në Holandë.

Kjo sepse Liridoni, bashkëshorti i Shyhretes kishte arritur të kontaktonte me atë spital dhe të merrte certifikatën, të cilën më vonë e përktheu në gjuhën shqipe.

Telashet që po u sillte mungesa e dokumenteve filluan të shtohen kur cifti Mustafa

u bënë prindër të fëmijës së parë në vitin 2021. Atë herë, Liridoni kuptoi që nuk mund të regjistronte të posalindurin, meqenëse e shoqja nuk posedonte as edhe një dokument të vetëm identifikimi.

Për tre vite, Liridoni e Shyhretja lindën tre djem mirëpo problemi i regjistrimit po vazhdonte.

Bajrami, Ebusofjani e më i vogli Bilali janë fëmijë, emrat e të cilëve nuk figurojnë në asnjë regjistër shtetëror.

Tmerrin e përjetojnë familja Mustafa kur fëmijët sëmuren.

Përvec dhimbjeve që fëmijët ndjejnë, barrë mbi supe Liridoni mban edhe faktin që nuk mund t’i dërgojë ata tek mjeku në QKMF, për të marrë shërbimet pa pagesë që ofron shteti për secilin qytetar të tij për shkak të mos regjistrimit.

E duke qenë se mjekimi nëpër mjekë privat kushton, shpeshherë fëmijët e Shyhretes ditët me dhimbje i kalojnë në shtëpi dhe pa përkujdesje mjekësore.

Edhe pse është bërë nënë tre herë, Shyhretja nuk morri asnjëherë shtesa të lehonisë dhe shtesat për rritjen e fëmijëve. E gjithë kjo si rrjedhojë e zingjirit të problemeve të cilat e kanë një emërues të përbashkët: regjistrimi.

Si kryefamiljar në moshën 23-vjecare, një situatë e tillë me një varg problemesh dhe mungesa e ndihmës shtetërore, po i shkakton vështirësi ekonomike në rritjen e tre fëmijëve.

Ndonëse pa asnjë rezultat, Liridon Mustafa, 23 vjecar nuk u ndal se trokituri në dyert e secilit institucion. Madje, në rrëfimin e tij për Kiksin thotë se krjet cka mban mend për këto vite martesë, është vrapi e endja në këto institucione.

Telashet Shyhreten e Liridonin i përndjekin sapo këmba e tyre të shkelte jashtë banese. Kjo sepse mungesa e dokumentacionit, për pak sa nuk i coi në stacionin e policisë, në një ditë të qetë deri sa po shëtisnin në rrugët e qytetit.

E gjithë kjo neglizhencë, për KIKS-in Liridoni thotë se po i bëhet vetëm për faktin se i përket komunitetit joshumicë.

E pikërisht ky fakt, e shtyn atë që të mos dorëzohet dhe të trokasë nëpër secilën derë që mund t’i ofrojë një zgjidhje.

I zhgënjyer, 23-vjecari flet se si pjesëtarët e komuniteteve joshumicë në Kosovë akuzohen se me vetëdëshirë nuk duan të shkollohen.

E një gjë e tillë, Liridoni nuk do që t’i përndjekë edhe fëmijët e tij.

Për KIKS-in, ai u shpreh se po mundohet fort që fëmijëve të tij të mos u mungojë asnjë e drejtë, të cilën Republika e Kosovës e siguron për secilin qytetar të saj.

 

 

 

 

 

 

 

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.