20 të lënduar në Mynih, policia gjermane arreston të dyshuarin NULL NULL 13.02.2025 15:01 13.02.2025 15:01 20 persona u lënduan sot në Mynih, kur një veturë goditi turmën e njerëzve. Pak orë më pas, mediat gjermane raportojnë se tashmë policia e ka arrestuar të dyshuarin lidhur me rastin. Autoritetet e sigurisë bëjnë me dije se i dyshuari është një afgan, rreth moshës 24 vjeçare. Sipas raportimeve të mediave gjermane, ai është një azilkërkues. Tutje bëhet e ditur se i dyshuari është i njohur për policinë për vepra penale të vjedhjes dhe drogës. Policia shton se nuk beson se incidenti ka lidhje me Konferencën e Sigurisë në kryeqytetin e Landit të Bavarisë, e cila do të fillojë nesër. Ngjarja ka ndodhur në prag të një eventi, një nga më të rëndësishmit për sigurinë. Në Konferencën e Sigurisë, pritet të marrin pjesë edhe presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelensky dhe zëvendëspresidenti i ShBA-së, JD Vance. Në mesin e liderëve, është edhe presidentja e Kosovës Vjosa Osmani.