20 euro për largim të lythit: Rrëfimi i qytetarit i cili u infektua nga ilaçi (VIDEO) NULL NULL nga Kiks Kosova 06.06.2023 22:44 nga Kiks Kosova 06.06.2023 22:44 Nevoja e tij për të shëruar lythat dhe shenjat në trupin e tij, sinjalizuesin e KIKS-it e dërgoi deri tek mjekimi në një barnatore. Kjo barnatore në Prishtinë, e cila merr 20 euro për një pikje të vendit ku gjenden lythat ose shenjat, thotë ta ketë dërguar deri në infektim qytetarin i cili po mjekohej më një ilaç të cilin as nuk e kishte parë. Ekskluzivisht për KIKS-in, sinjalizuesi jep rrëfimin e tij në mënyrë anonime, ku tregon se dermatologia e informoi se përdorimi i ilaçeve jo të duhura mund ta dërgojë një lyth apo nishan deri në kancer të lëkurës. /Klankosova.tv Rrini të informuar mbi zhvillimet kryesore duke u bërë pjesë e komunitetit tonë në Viber BONUS: Merreni aplikacionin tonë në Android dhe iOS