2.97 përqind, rritja ekonomike për tremujorin e tretë të vitit NULL NULL 15.12.2023 18:17 15.12.2023 18:17 Agjencia e Statistikave të Kosovës ka publikuar të dhënat e Bruto Produktit Vendor për muajt korrik, gusht dhe shtator. Sipas tyre rritja reale e GDP-së për këtë periudhë është 2.97 përqind, krahasuar me tremujorin e njëjtë të vitit paraprak, transmeton KlanKosova.tv. “Aktivitetet ekonomike që kishin rritje në këtë tremujor janë: Arte, argëtim dhe çlodhje, aktivitete të prodhimit të mallrave të familjeve për përdorim të vet dhe shërbime të tjera 6,66%; Aktivitete shkencore, profesionale dhe teknike; aktivitete të shërbimeve administrative dhe mbështetëse 6,19%; Administrata publike, sigurimi social, arsimi dhe shëndetësia 5,47%; Aktivitetet financiare dhe të sigurimit 5.08%; Informacioni dhe komunikimi 4,93%”, thuhet në kumtesë. Sipas të njëjtit raport, eksporti i mallrave ka shënuar rënie për 7.0 përqind, importi ka qenë 1.45 përqind ndërkaq.