Presidentja Osmani dekoron lojtarët e Kombëtares së Kosovës NULL NULL 01.04.2026 09:54 01.04.2026 09:54 EO Kombëtarja e Kosovës mbrëmë nuk arriti të realizojë ëndrrën për kualifikim në Kampionatin Botëror. Dardanët shënuan humbje nga Turqia me rezultat 0-1 në stadiumin Fadil Vokrri, transmeton Klankosova.tv. Për emocionet dhe arritjen e suksesshme të tyre, presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani ka dekoruar sot lojtarët e Kombëtares së Kosovës. Me ta i pranishëm ishte edhe kryetari i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi dhe trajneri i Kosovës, Franco Foda.