Mediat turke: Muriqi ka arritur marrëveshje me Fenerbahçe NULL NULL 21.04.2026 12:09 21.04.2026 12:09 Fenerbahçe ka nisur përgatitjet për sezonin e ardhshëm dhe duket se ka hedhur hapat e parë konkrete në merkato, duke synuar përforcimin e repartit të sulmit. Sipas mediumit turk, “Sabah”, klubi nga Stambolli ka arritur një marrëveshje paraprake me sulmuesin kosovar Vedat Muriqi për një rikthim të mundshëm, transmeton Klankosova.tv. Gjiganti turk po përballet me mungesë alternativash në sulm, ku aktualisht opsioni kryesor mbetet i riu Sidiki Cherif. Në këtë situatë, drejtuesit e klubit e shohin Muriqin si profilin ideal për të marrë përgjegjësinë e repartit ofensiv dhe për të qenë pikë referimi në sezonin e ri. Sipas mediumit turk, marrëveshja personale me 30-vjeçarin tashmë është arritur, duke e afruar ndjeshëm rikthimin e tij në Turqi, transmeton Klankosova.tv. Muriqi aktualisht është pjesë e klubit spanjoll Mallorca, ndërsa është përfolur shumë edhe për një transferim të tij te skuadra gjigante spanjolle, Barcelona. Ylli i Kombëtares së Kosovës, është duke kaluar në formën të jashtëzakonshme në LaLiga ku edhe ka realizuar 21 gola për këtë sezon si dhe duke u future në garë për Këpucën e Artë në Spanjë e njohur si “Pichichi”. Vlera aktuale e “Piratit” sipas faqes së madhe të statistikave Trasnfermarkt, është 4.6 milionë euro, megjithatë, mediat spanjolle kanë raportuar se skuadra e Mallorces pritet të kërkoj plotë 10 milionë euro për kartonin e ylli të Kosovës.