Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Lamine Yamal kurorëzohet me çmimin e lojtarit të sezonit në LaLiga

NULL NULL
05.06.2026 16:23
Lamine Yamal

Talenti i jashtëzakonshëm i Barcelonës, Lamine Yamal, është shpallur futbollisti më i mirë i sezonit në La Liga.

Gjatë këtij sezoni në elitën e futbollit spanjoll, ai realizoi 16 gola dhe kontribuoi me 11 asistime, statistika që dëshmojnë ndikimin e madh që pati në skuadrën e drejtuar nga trajneri katalanas, transmeton Klankosova.tv.

Falë paraqitjeve të tij mbresëlënëse dhe kontributit të vazhdueshëm në ndeshjet vendimtare, Barcelona arriti ta sigurojë titullin kampion në La Liga, ndërsa Yamal u shpërblye me çmimin individual më prestigjioz të sezonit.

 

lajme të ngjashme