Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

19 të zhdukur pas shpërthimit të fabrikës së municioneve në Tenesi

NULL NULL
11.10.2025 07:54
Foto nga Aljazeera

19 persona rezultojnë të zhdukur pas një shpërthimi në një fabrikë ushtarake prodhimi eksplozivësh në Tennessee të premten.

Sherifi i Qarkut Humphreys, Chris Davis, tha se katër ose pesë persona u dërguan në një spital pas shpërthimit të madh që shkatërroi një fabrikë dhe se disa prej tyre kanë vdekur, shkruan BBC, transmeton Klankosova.tv.

“Nuk ka asgjë për të përshkruar, është zhdukur”, tha ai.

Fabrika në Bucksnort, Tennessee – afërsisht 90 km në jugperëndim të Nashville – specializohet në zhvillimin, prodhimin, trajtimin dhe ruajtjen e eksplozivëve. Shkaku i shpërthimit mbetet i paqartë.

lajme të ngjashme