19 të vdekur nga rrëshqitjet e dheut në Indonezi NULL NULL 15.04.2024 17:56 15.04.2024 17:56 Pamje nga vendi i ngjarjes Të paktën 19 persona kanë vdekur dhe dy të tjerë janë zhdukur pasi shirat e rrëmbyeshëm shkaktuan rrëshqitje të dheut në Indonezinë qendrore, thanë zyrtarët. Të vdekurit dhe dy të mbijetuarit u evakuuan nga dy fshatra të goditur nga rrëshqitja e dheut të shtunën në mbrëmje, tha kreu i agjencisë lokale të fatkeqësive Sulaiman Malia, raporton abcnews, transmeton Klankosova.tv. Katër vdekje ishin në Makale të Jugut dhe 15 në fshatrat Makale të vendosura në një zonë të largët kodrinore.