18 vjeçarja që mësoi vetë pikturimin (FOTO) NULL NULL 20.03.2016 12:00 20.03.2016 12:00 Asgjë nuk është e pamundur për ata që janë të përkushtuar me të vërtetë për ëndrrën e tyre dhe kanë një pasion të caktuar. Dany Lizeth, një artiste 18-vjeçare nga Meksika është një shembull i madh për të gjithë ata që janë të ri, të talentuar dhe ambicioz. Ajo krijon piktura të njerëzve dhe kafshëve me ngjyra uji dhe lapsa, transmeton Klan Kosova. Më poshtë gjeni pikturat e saj, të cilat është e vështirë të besosh se ajo ka mësuar t’i realizojë vetë dhe pa ndonjë trajnim profesional.