16 vjeçari nga Durrësi mbytet aksidentalisht derisa po lahej në det NULL NULL 10.09.2025 21:16 10.09.2025 21:16 Foto: Euronews Albania Një 16 vjeçar është mbytur aksidentalisht derisa ishte duke u larë në det. Sipas mediave në Shqipëri, ngjarja e trishtë ka ndodhur në qytetin e Durrësit, rreth orës 18:00. Viktima është me inicialet E.B, banues në lagjen 13-të edhe ku ka ndodhur rasti. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet e policisë dhe po punojnë në zbardhjen e rrethanave të rastit, transmeton Klankosova.tv.