15 vjet pas martesës kupton që burri i saj është pedofil NULL NULL 13.01.2017 16:53 13.01.2017 16:53 Peter Yates dhe gruaja e tij Michelle Baxter, po e festonin përvjetorin e martesës në dhjetor të vitit 2014, kur policia trokiti në dyert e shtëpisë së tyre. Baxter atë kohë kishte dyshime mbi të kaluarën e burrit të saj, mirëpo besonte që ishte i pafajshëm. Por më pas kuptoi se ai gjatë viteve 1980 – 1990 i joshte vajzat e vogla dhe më pas i dërgonte në shtëpi për t’i abuzuar. Kur çifti u takuan për herë të parë, ai i kishte thënë Baxter që para disa kohësh ishte akuzuar për abuzim me të mitur, por që gjithçka është një gënjeshtër. Ai i kishte thënë asaj që gruaja e tij, e cila kishte vdekur, po i trillonte këto gjëra në mënyrë që të fitonte para. Baxter është shprehur që ai ishte shumë i dashur ndaj saj, dhe në këtë mënyrë kishte besuar që gjithçka ishte e trilluar. Por ajo filloi të dyshoj pak vite më vonë. Ai asnjëherë nuk e kishte prezantuar atë me familajrët e tij, pasi që ata besonin që ishte fajtor për akuzat. Policia e kishte intervistuar Yates në dhjetor të vitit 2014, më pas sërish në mars të vitit 2015 për ta arrestuar në korrik të po atij viti. Yates tani është shpallur fajtor për 36 akuza përfshirë këtu edhe abuzim seksual ndaj fëmijëve dhe është dënuar me 25 vjet burgim. Baxter në anën tjetër shprehet që është treguar shumë mendjelehtë kur i besonte atij. “Unë e mohoja. Mendoja gjithmonë që jo unë nuk jam martuar me një pedofil”. “Nuk mendoj që ndonjëherë më ka dashur, por kjo nuk më shqetëson, pasi nuk do doja që një pedofil të më donte”. “Tani vetëm lutem për ato vajzat e gjora, të cilat janë gra tani, të jenë të lumtura”, ka përfunduar ajo.