Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

15 të lënduar nga aksidenti në Shqipëri, në mesin e tyre edhe një fëmijë

NULL NULL
30.06.2026 16:42
Foto nga A2CNN

Drejtuesi i Policisë Rrugore, Perlat Vatoci, në një prononcim për mediat lidhur me aksidentin tragjik të ndodhur sot në autostradën Tiranë-Durrës, bëri me dije se bilanci i ngjarjes është rënduar.

Sipas Vatocit, dy persona kanë humbur jetën, ndërsa 15 të tjerë kanë mbetur të lënduar, një prej tyre në gjendje të rëndë.

Mes të plagosurve raportohet edhe një fëmijë, i cili ndodhet gjithashtu në gjendje të rëndë, shkruan A2 CNN, transmeton Klankosova.tv..

“Konfirmohet se autobusi nuk është përplasur me asnjë mjet tjetër, por ka humbur kontrollin dhe është përplasur me trafikndarësen. Deri më tani janë konfirmuar 15 të plagosur, mes tyre edhe një i plagosur rëndë. Ka gjithashtu edhe fëmijë të plagosur, një prej të cilëve ndodhet në gjendje të rëndë”, u shpreh Vatoci.

Përditësim: Vetëm një person është konfirmuar i vdekur

Policia njoftoi për dy të vdekur nga aksidenti i autobusit në Shqipëri, konfirmohet vetëm një

lajme të ngjashme